E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Shalsi akuza qeverise për privatizimet

Partia Socialiste ka vijuar akuzat në adresë të qeverisë sa i takon privatizimit të trojeve publike. Këtë herë deputeti socialist Eduard Shalsi, i është referuar një kopshtit 26 në njësinë bashkiake në kryeqytet, të cilin këshilli bashkiak në vitin 2005 e kishte kaluar në listën e inventarëve për ta kaluar në objekt me funksion publik. Pasi është miratuar dhe nga qeveria në vitin 2006, sipas deputetit socialist, kjo e fundit e ka kaluar në objekt privatizimi duke anashkaluar një projekt që bashkia kishte parashikuar në funksion të komunitetit. Partia Socialiste ka denoncuar shume objekte, mes të cilave dhe ushtarake të cilat sipas saj po përdoren në mënyrë korruptive nga qeveria për përfitime personale. Deputeti socialist gjatë këtyre ditëve, i është referuar rastit të një objekti tek zona e njohur si fusha e Aviacionit dhe tek një objekt tjetër në Kamzë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›