'> PS-PD, debat për inspektimin
Mazhoranca dhe opozita jo vetëm janë larg rrugës se kompromisit, por e kane thelluar hendekun mes tyre edhe gjate diskutimit te projekt-ligjeve qe janë ne proces debati. Drafti për inspektimin financiar publik është miratuar vetëm me votat e shumicës ne komisionin e ligjeve, ndërsa te majtët e kane konsideruar si antikushtetuese këtë nisme ligjore. Projektligji parashikon inspektimin e fondeve publike e te huaja nga ministria e financave. Këtë here inspektoret do te hetojnë deri edhe dokumentet e klasifikuara sekret, apo ne institucione te treta si llogari bankare dhe firma private. Pikërisht ky lloj hetimi, sipas opozitës, e kthen këtë organ ne një lloj shërbimi informativ. Ne rastet kur i dyshuari për shpërdorim te fondeve, mund te jete ministër, atëherë kreu i financave, ka te drejte t'i propozoje shefit te qeverise, për masën ndëshkimorë.