'> Shkolla nis në 6 shtator
Viti i ri shkollor nis me ndryshime ne strukturën mësimore. Ministria e arsimit ka vendosur t'iu japë nxënësve e mësuesve me shume pushime dhe një date te re për fillimin e shkollës. Nga vjeshta e këtij viti e ne vazhdim, mësimi ne shkollat 9-vjeçare dhe te mesme nis ne 6 shtator. I gjithë viti shkollor do te ketë dy simestra te alternuar me tri periudha pushimesh, përveç atyre te verës. Për shkollat 9-vjeçare viti shkollor mbyllet ne 10 qershor ndërsa për gjimnazet një jave me vone. Përjashtim bëjnë vetëm nxënësit e klasave te nënta dhe maturantet te cilët për shkak te provimeve e përfundojnë shkollën gati tri jave me pare. Ndërkohë, pushimet e shtuara sipas ministrisë do tu japin nxënësve me shume hapësire, ndërsa mësuesve do tu shërbejë si periudhë për kualifikimet e tyre.