'> Festa e Brazilit pas kualifikimit

Brazili i është afruar një hap me shume titullit te gjashte kampion bote, pasi mundi me rezultatin 3-0 rivalin amerikano-latin, Kili, për tu shkuar ne çerekfinale, ku do te përballet tani me Holanden. Festimet dhe ritmi samba janë ndjere jo vetem ne rruget e Johanesburgut, por sigurisht edhe ne gjithe Brazilin. tani shumica e tifozëve besojnë se skuadra e trajnerit dunga do te jete ne finale, sipas tyre, ose me Argjentinës, ose me Gjermaninë. Qendërmbrojtësi Huan i dha skuadrës se Dunges avantazhin ne minutën e 35-te, fale nje goli te bukur me koke, ndërsa Luis Fabiano dyfishoi vetëm tre minuta me vone. Ne pjesën e dyte Robinjo shënoi nje gol te trete për pese here kampionet e botes. Me kete rezultat, Brazili behet skuadra e vetme qe ka arritur cdo here ne çerekfinale, me përjashtim te botërorit te vitit 90 ne Itali, kur u mund nga Argjentina ne nje te tetat.