'> Zija Çela rikthehet "Goja e Botës"
Pa mbushur një vit nga romani i fundit, Zija Çela është rikthyer për lexuesin me "Goja e Botes". Shkrimtari i cili ka qene vitet e fundit, mjaft aktiv ne letërsinë e sotme shqipe ka promovuar kështu këtë botim, i cili është konsideruar si i fundit i një triptiku qe nisi me "Las Varrezas", për te cilën u fol gjate e u vlerësua edhe me çmime. Por, çfarë është "Goja e Botes"? Për Çelen, dy qytetet imagjinare te romanit përfaqësojnë lindjen dhe perëndimin e dikurshëm, te cilët i kishin shkëputur fijet e komunikimit. "Goja e Botes" u promovua me herët edhe ne Prishtine, ky shkrimtari konsiderohet nder me te lexuarit mes shqiptareve te Kosovës.