E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Parkimi, "mision i pamundur" në Durrës

Për te gjetur një parkim ne e qytetin e Durrësit e sidomos ne lagjet bregdetare është thuajse e pamundur. Mungesa e parkingjeve ka bere qe periudha e pushimeve te kësaj vere te shndërrohet ne një torture te vërtetë për te tere pushuesit qe kane ardhur me makinat e tyre private. Pavarësisht kësaj situate, sipas bashkisë parkimi nuk është me ne listën e problemeve emergjente për shkak te një marrëveshjeje me njësitë private. Por ne fakt, qytetaret nuk shohin asnjë përmirësim, madje shtojnë se një vend parkimi është bere shpesh shkak konflikti mes shofereve. Dhjetëra shofere për ti shpëtuar gjobave qarkullojnë për mese një ore ne qytet për te siguruar një vend parkimi. Por ka edhe nga ata qe nuk mendohen dy here, nëse janë ne kundravajtje zgjedhin trotuarin, duke penguar edhe këmbësoret.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›