'> Privati "pushton" Velipojën
As plazhi i Velipojës nuk i ka shpjetur zaptimit nga bizneset private. E gjithë hapësira e vijës bregdetare është ndare ne parcela, ku te drejtën e shfrytëzimit e kane vetëm lokalet apo hotelet e ngitua aty pranë. Për pasoje pushuesit duhet te paguajnë ose te kërkojnë vende te lira, larg privateve. Por ky nuk është problemi i vetëm për pushuesit qe zgjedhin Velipojën. Mbeturinat dhe papastërtia prezentë gjate gjithë plazhit janë kërcenim serioz për shëndetin e pushuesve. Pak jave me pare ne mbledhjen e radhës, kreu i qeverise Sali Berisha urdhëroi pastrimin e zonave bregdetare dhe akseve nacionale nga mbeturinat. Por mesa duket rekomandimi i kryeministrit është harruar dhe neglizhenca e pushtetit vendor po dëmton gjithnjë e me shume turizmin ne vend.