'> Përplasje PS-LSI për pasurinë
Partia Socialiste ka zbardhur skemën se si ministri i ekonomisë dritan prifti arriti te përfitonte shumën pre 1.8 milion euro. Sipas deputetes Ermonela Felaj, personi qe ka blere aksionet e pretenduara nga kompania e Priftit, është një i afërm i ministrit te Shëndetësisë, Petrit Vasili, çka për selinë roze konfirmon veprimin korruptiv te këtij transaksioni. Ne përgjigje te kësaj akuze, zv/ministri i Ekonomisë, njëkohësisht anëtar i LSI-se, Leonard Beqiri, ka denoncuar deklarimeve e rreme te pasurisë qe sipas tij ka bere kryetari i opozitës. Nga ana e saj Bashkia e Tiranes përforcon idenë se do te dorëzojë shpejt padinë ndaj Dritan Priftit ne Prokurori pasi është ende ne fazën e plotësimit te dosjes për këtë qellim. Megjithatë kjo bashki denoncon faktin se deri tani ka dorëzuar një liste te gjate kallëzimesh dhe është ende ne pritje te një hetimi nga ana e prokurorisë se Tiranes.