'> Meta mbron Priftin
Megjithëse i mbërritur nga konferenca ndërkombëtare e Afganistanit, prej ku tha se debatin Rama-Prifti e ka ndjekur vetëm përmes sms-ve e internetit, kreu i LSI i ka bere një mbrojtje ne detaje ministrit te Ekonomisë. Sipas Metës prifti ka qenen fobia e Edi Rames qe kur te dy ishin ne PS dhe akuzat e kreut te opozitës janë absurde e te pabazuara. Meta i ka bere ftese kreut te opozitës qe te lere mënjanë akuzat ndaj Priftit dhe LSI-se e te ulet për te realizuar reformën zgjedhore, si e domosdoshme për te kapur te gjitha standardet evropiane ne zgjedhjet e ardhshme. Ne këtë kuadër Meta nuk mohoi mundësin e përmbylljes se një marrëveshjeje mes palëve brenda dy ditëve. Megjithatë ai i qëndron variantit te vjetër te mazhorances qe opozita te marre kryesimin dhe shumicën e komisionit hetimor, por për fletët e votimit, zgjidhje, sipas tij, jep vetëm drejtësia.