E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Policia: Shoferi ka humbur kontrollin e autobusit

Ekspertet e policisë rrugore kane konkluduar se rrëzimi i autobusit me pasagjere, ka ardhur si pasoje e humbjes se kontrollit te mjetit nga shoferi Zef Frroku. Kryerja e ekspertimit auto-teknik ka treguar se shpejtësia e lëvizjes së autobusit ka qenë brenda normave të lejuara. Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë shumëvjeçare në drejtim. Nga raporti i mjekësisë ligjore nuk ka rezultuar që drejtuesi Frroku të ketë pasur probleme të menjëhershme të natyrës shëndetësore gjatë drejtimit të mjetit. Gjithashtu, edhe nga pyetja e dëshmitarëve nuk ka rezultuar të ketë pasur ndonjë mjet tjetër në rrugë në momentin kur ndodhi aksidenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›