'> Aksidenti ne mediet ndërkombëtare
Aksidenti tragjik ne Fushe-Arrëz, ku si pasoje e daljes se një autobusi nga aksi rrugor duke përfunduar pranë ujërave te lumit Fan i madh, humben jetën 14 persona dhe 12 te tjerë janë plagosur, ka tërhequr vëmendjen edhe te medieve ndërkombëtare. Rrjeti prestigjioz BBC shkruan se 14 persona, mes te cilëve edhe shume fëmijë kane humbur jetën si pasoje e aksidentit te një autobusi. BBC shkruan se aksidenti ka ndodhur për shkak te motit te keq dhe rrugëve te dëmtuara. "12 te tjerë mes te cilëve edhe fëmijë, jane plagosur rende," shkruan BBC. Ndërkohë rrjeti gjerman Deutsche Welle shkruan se qeveria shqiptare ka shpallur dite zie kombëtare si pasoje e aksidentit tragjik 140 kilometra larg Tiranes. Duke iu referuar drejtorit te përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj, Deutsche Welle shkruan se autobusi është rrokullisur për 30-40 metra, duke përfunduar fare pranë lumit Fan i Madh. Duke pare gjendjen e rende shëndetësore te 12 te plagosurve, prestigjiozja gjermane thekson se numri i viktimave mund te rritet. Lajmi për aksidentin ne Rrëshen është transmetuar edhe ne agjencitë italiane, greke, kosovare madje edhe ato kineze.