'> Shkretohen aktivitetet në Tiranë
Kryeqyteti edhe këtë sezon turistik do te jete i shkrete për sa i përket aktiviteteve kulturore ne institucionet kryesore te artit. Te paktën, Teatri Kombëtar dhe ai i Operës dhe Baletit, nuk do te kenë asgjë për te shfaqur ne skene gjate muajit korrik deri ne pritje te gushtit kur do te nisin aktivitetet për "Nene Terezën". Por, sipas Ministrisë se Kulturës, aktivitetet e munguara te Tiranes, do te postohen ne zonat turistike te vendit, mes tyre festivale teatrore, koncerte filarmonie apo organizime verore te filmit. Ndërkohë, për ata turiste qe zgjedhin te vizitojnë Tiranen ne ditët e nxehta te verës, Muzeu Kombëtar dhe Galeria e Arteve janë alternativa e vetme për sa i përket guides kulturore te kryeqytetit.