E Diel, 1 Nëntor 2026

Radustinovic: "Vllaznia me trajnerin Shulce, pretendente per titull"

"Besoni per trofe ne kete sezon?. Pa diskutim. Nje gje te tille e kam theksuar edhe nje sezon me pare, por ai i vjetshmi u percoll me shume oshilacione per skuadren tone. Ndersa sivjet duket qarte se eshte nje gje krejt tjeter dhe ne kete menyre objektivi besoj se do te realizohet", - keshtu eshte shprehur mbrojtesi maliazias Radustinovic, qe luan prej dy sezonesh me Vllaznine. Radustinovic, tentoi nje kalim ne Ukraine, por nuk arriti te firmose: "Pervoja qe mora vitin e kaluar ne kampionatin shqiptar me krijoi nje besim ne vetvete per te provuar me tej. Dhe te them te drejten isha shume afer nje firmosje te tille. Por, menaxheri qe mori persiper kete transferte, nuk u tregua korrekt me mua. Shkurt, ai kerkonte te fitonte me teper se une. Kjo njera ane, por e teper ndikoi telefonata qe me beri presidenti shkodran, Valter Fushaj, permes interesimit te komentatorit Ymer Striniqi, mik imi por se fundi edhe ne cilesine e menaxherit te marredhenieve me Malin e Zi. Maredheniet me trajnerin e ri Shulze? Eshte prototip gjerman. Jo vetem mua, por dalloj se i pelqen tere ekipit, me te cilet ka gjetur nje komunikim perfekt. Sidomos me ne te huajt, tregohet shume me i kujdesshem. Gati cdo dite na pyet nese kemi ndonje problem, jo vetem per stervitjen, por edhe per hotelin apo udhetimet, sepse ne te shumten e rasteve ne shkojme ne shtepine tone ne Podgorice, pas stervitjes meqe distanca eshte e vogel", -shprehet Radustinovic, qe formon dyshen malazeze te Vllaznia, se bashku me Nikolla Vuckevic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›