E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftetari, vijne Spaho dhe Hysi i U-21

Ashtu sic edhe eshte deklaruar, ne fund te kesaj jave Luftetari do ta mbylle edhe problemin e plotesimit te grupit. Pra, me pak fjale, nje jave para nisjes se ballafaqimeve per sezonin e ri 2006 2007, tekniket Hysi e Ciko do te kene mundesi te ndertojne nje formacion konkurrues, i cili do te luaje me qelliminfinal qe futbolli gjirokastrit ne fund te ketij ballafaqimi te qendroje perseri mes me te mireve te futbollit shqiptar. Gjithcka po konkre tizohet dhe thuajse eshte pune oresh ardhja ne Gjirokaster per te veshur fanelen bluzi e portierit lushnjar, Spaho dhe organizatorit te ri, Hysi, i cili eshte njekohesisht edhe anetar i ekipit perfaqesues shqiptar te U 21. "Kemi folur me te dy keta futbolliste, na sqaron tekniku i ekipit te futbollit gjirokastrit, Mustafa Hysi, dhe kemi mbyllur gjithcka. I presim me ore qe te paraqiten ne Gjirokaster dhe te nisin seancat stervitore me ekipin tone. Shpresoj qe kontributi i tyre te jete real, sepse keshtu do te justifikohen edhe perpjekjet tona per t'i bere ata pjese e Luftetarit. Gjithsesi, ata jane futbolliste qe i kane treguar aftesite e tyre, por tani qe futbolli gjirokastrit do te konkurroje ne kategorine superiore edhe kerkesat jane me te larta".
Pervec futbollisteve te lartpermendur, drejtuesit e futbollit gjirokastrit jane ne perfundim te bisedimeve edhe me nje futbolliste te trete, i cili do te mbuloje boshlleqet ne qender te mbrojtjes. Edhe ai pritet te filloje seancat stervitore me ekipin bluzi, jo me vone se e enjtja, pra neser. Por, gjirokastritet drejtues kerkojne qe emrin e tij ta bejne te ditur vetem ne momentin qe do te zbrese ne Gjirokaster dhe do te nise seancat stervitore. "Edhe me kete futbollist, i cili do te luaj ne qender te mbrojtjes kemi mbyllur gjithcka, vazhdon te flase Hysi, por, per disa arsye emrin e tij do ta bejme te ditur vetem ne prag te fundjaves, sepse kjo eshte edhe kerkesa e vete futbollistit, i cili ka per te zgjidhur disa probleme vetiake. Luftetari aktualisht per ne qender te mbrojtjes ka dy futbolliste te afte, si shkodranin Dibra dhe gjirokastritin Shameti, por kishim nevoje te pazevendesueshme edhe per nje te trete, sepse do te luajme me tre mbrojes qendrore dhe ky qe po afrojme eshte me shume eksperience dhe kete e ka treguar gjate viteve qe ka luajtur me ekipe te njohura. Me ardhen e tij, ne e perfundojme edhe merkaton verore dhe them se po krijojme nje grup me futbolliste, te cilet do te bejne qe futbolli gjirokastrit te konkurroje me dinjitet ne sezonin e ri".
Luftetari, gjate kesaj periudhe me shume ka zhvilluar seanca stervitore dhe vetem nje takim miqesor, dhe ate kunder nje ekipi te kategorise inferiore, sic eshte ekipi kolonjar, Gramozi, takim qe perfundoi me fitoren e bluzinjve. Te shtunen, ekipi gjirokastrit do te udhetoje drejt Lushnjes dhe do te zhvilloje takimin e dyte pergatitor kunder ekipit vendas. Aty, me siguri qe stafi teknik i ekipit te futbollit te qytetit te gurte, do te kete proven "gjenerale" ne prag te premieres ne stadiumin "Loro Borici" kunder shkodraveve te Vllaznise. "Eshte nje miqesore, e cila do te na vleje per te pare gjendjen e ekipit ne pergjithesi, por edhe te futbollisteve ne vecanti. Dhe pas ketij takimi, ne do te jemi ne gjendje te bejme vleresimet e duhura, por njekohesisht te hedhim edhe "piketat" per perballjen kunder Vllaznise", perfundon prononcimin e tij tekniku i ekipit bluzi, Mustafa Hysi.

Pirro Qiqi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›