E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkumbin, sot miqesorja me Partizanin, te shtunen me Besedhjen

Ne kampin peqinas, gjithcka po shkon sipas planeve te detajuara me pare ku nje vend te vecante zene dhe ndeshjet miqesore. Keshtu pas fierakeve te Apolonise, sot ne stadiumin e Shkumbinit do te jene mysafire te kuqte e Partizanit. Edhe kjo ndeshje miqesore, do te kete si objektiv kryesor kompaktesimin e veprimeve te skuadres dhe aplikimin e skemave tekniko taktike. "Jemi ne nje moment, thekson sekretari Isi, kur po ulim ngarkesat fizike, duke i kushtuar rol te vecante skemave tekniko taktike te skuadres. Ketij qellimi do t'i sherbeje dhe miqesorja e sotme me Partizanin". Faza pergatitore per sku adren peqinase do te mbyllet edhe me nje miqesore tjeter ku ne Peqin do te jene lezhjanet e Beselidhjes, te shtunen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›