Pashaj: "Teuta, pretendente per nje nga dy trofete"
Pas nje paraqitje te pelqyeshme qe beri sezonin e kaluar, mbrojtesi Entonio Pashaj ka vazhdimesi ne forme. Futbollisti 22 vjecar gezon besimin e trajnerit Starova keshtu qe me shume mundesi do te jete ai qe do te pozicionohet ne krahun e djathte te mbrojtjes ne formacionin e Teutes. Ndonese ne nje moshe te re, rendimenti i ketij lojtari ka ardhur ne rritje, ndaj dhe ne sezonin e ardhshem futbollisti shpreson qe te behet sa me i dobishem per skuadren.
Me lojtaret cilesore qe gjenden ne repartin difensiv, Pashaj e parashikon mbrojtjen si nje nga pikat me te forta te ekipit te tij.
Pashaj, ashtu si sezonin e kaluar, duket se edhe kete kampionat do te jeni titullari i mbrojtjes durrsake...
Ashtu besoj, pasi te gjitha ndeshjet miqesore qe kemi luajtur gjate ketyre javeve, i kam filluar si titullar. Sezoni i vjetshem ishte i rendesishem per mua. Ndonese si skuader hasem jo pak veshtiresi, mua me sherbeu per t'u rritur me shume si lojtar. Kete vit e shoh edhe me te veshtire, sepse pergjegjesia do te jete e madhe ngaqe pretendiemt e skuadres jane me te larta.
Nga ajo qe eshte pare ne ndeshjet miqesore, duket se moduli i lojes do te jete nje mbrojtje me kater futbolliste ne vije te drejte. A jeni pershtatur me kete vendosje?
Ne kete menyre ne kemi luajtur ne disa ndeshje dhe sezonin e kaluar, keshtu qe nuk eshte hera e pare qe e aplikojme. Trajneri Starova deshiron qe te luajme ne kete menyre, duke e ditur se edhe ne skuader kemi disa mbrojtes cilesore qe mund te zbatojne shume mire skemen 4-4-2. Gjate gjithe ketyre diteve po punohet kryesisht ne aspektin taktik, madje me kete qellim po realizohen ndeshjet miqesore.
A do te jete mbrojtja, pika me e forte e Teutes per kete sezon?
Te gjithe po punojme qe te tre repartet te jene ne nje nivel cilesor dhe ajo qe eshte me kryesorja te funksionoje mire si skuader. Persa i perket mbrojtjes, ku luaj dhe vete, kam besim se me grupin e lojtareve qe jane ne dispozicion ky repart do te jete nje pengese e veshtire per t'u kaluar nga skuadra te tjera.
Ndoshta, me demtimin e Brahjes eshte zbehur disi forca e ketij reparti?
Me vjen keq per demtimin qe i ndodhi Brahjes, pasi po kalonte nje forme te mire dhe do t'i sherbente shume skuadres. Por keto jane gjera qe ndodhin ne futboll. I uroj atij te riaftesohet sa me shpejt. Fatmiresisht kemi disa lojtare ne mbrojtje qe do te bejne te mos ndihet mungesa e tij.
Cfare pamje do te kete Teta e sivjetme?
Te gjithe po punojme qe Teuta e ketij sezoni te jete nje skuader e forte dhe te ngjitet ne pozicionet e para te klasifikimit.
Intervistoi: Bleda Kadiu