E Shtunë, 31 Tetor 2026

-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ylli Manjani dhe Drejtori i Departamentit të Admnistratës Publike Zhani Shapo diskuton me përfaqësues të trupit diplomatik dhe të organiz

-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ylli Manjani dhe Drejtori i Departamentit të Admnistratës Publike Zhani Shapo diskuton me përfaqësues të trupit diplomatik dhe të organizmave ndërkombëtar thellimin e reformës në administratën civile-

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ylli Manjani dhe Drejtori i Departamentit të Admnistratës Publike Zhani Shapo kanë zhvilluar sot pasdite një takim me përfaqësues të trupit diplomatik dhe të organizmave ndërkombëtarë në Tiranë, në qendër të të cilit ishte thellimi i reformës në administratën publike.

Gjate takimit u vu në dukje se thellimi i reformës në administratën publike, me qëllim forcimin e kapacitete profesionale të saj për t'iu përgjigjur sa më mirë sfidave që ka vendi në realizimin me sukses të reformave në të gjitha fushat dhe të procesit të Stabilizim Asociimit me BE-në, është një nga prioritet kryesore të Qeverisë Shqiptare për këtë vit.

Bashkëbiseduesit në takim ndanë të njëjtin mendim për nevojën e forcimit të administratës publike shqiptare dhe thellimin e reformës në këtë drejtim, në mënyrë që administrata publike të përballojë me sukses procesin e integrimit europian.

Gjatë takimit, u vu theksi në nevojën e thithjes se kapaciteteve të reja profesionale në administratën publike, duke vënë procedurat e pranimit në shërbimin civil në funksion të përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë, shtrirjes së procedurave të konkurimit në gjithë administratën publike dhe rishikimin funksional dhe strukturor të institucioneve të administratës publike në drejtim të përmirësimit të funsionimit të tyre, të thjeshtëzimit dhe garantimit të përmirësimit të shërbimeve publike drejt qytetarit shqiptar.

Për këtë, u nënvizua gjatë takimit duhen gjetur mekanizmat e përshtatshëm që do të na çojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale në administratën publike të të gjitha niveleve, thithjen e elementëve më profesionalë dhe motivimin e tyre, afrimin në administratë të personave të kualifikuar me rezultate te mira brenda dhe jashtë vendit etj. Pala shiptare kërkoi asistencën, përvojën dhe ekspertizën e vendeve që ata përfaqësojnë për të arritur rezultate konkrete në këtë drejtim dhe për të kthyer procesin e thellimit të reformës në administratën publike në një proces pjesëmarrje të të gjithë faktorëve kryesorë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Zyrtarët e lartë të përfaqësive diplomatike dhe të organizmave ndërkombëtare në Tiranë përshëndetën organizimin e kësaj tryeze, duke shprehur mbështetjen e plotë për reformat e nisura nga Qeveria Shqiptare për forcimin e administratës publike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›