E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot pasdreke në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Spanjës, Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano u prit në një takim pune nga homologu i tij spanjoll. Takimi, i cili zgjati reth njÃ

Sot pasdreke në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Spanjës, Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano u prit në një takim pune nga homologu i tij spanjoll. Takimi, i cili zgjati reth një orë, u zhvillua në selinë e Kryeminsitrit spanjoll Pallatin Monkloa.

Që në fillim të takimit Kryeministri Jose Maria Aznar përgëzoi Kryeministrin Nano për hapat e rëndësishëm që ka bërë Shqipëria në rrugën e reformimit, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe informalitetit.

"Janë pikërisht këto reforma që e afrojnë Shqipërinë me standartet dhe institucionet euroatlantike. Ne jemi në dijeni të zhvillimeve tuaja pozitive, ju përgëzojmë për punën që po bëni dhe ju sigurojmë se do të keni gjithmonë mbështetjen tonë në proçesin tuaj integrues. Ne e çmojme lart rolin e Shqipërisë si një pol që gjeneron paqe, stabilitet dhe integrim në rajon," tha Hose Maria Aznar.

Në vijim të bisedës, të dy kryeministrat shkëmbyen opinionet e tyre në lidhje me zhvillimet e kohëve të fundit në rajonin e Europës Juglindore.

Kryeministri Fatos Nano dha një pamje të gjerë të këtyre zhvillimeve, duke theksuar faktin se pavaresisht nga shpejtësitë, tashmë të gjithë vendet janë përfshirë në proceset integruese.

« Në këtë kuptim edhe thellimi i bashkëpunimit mes tyre, bashkëpunim i cili po ecën me ritme të larta, konsiderohet si pjesë e një procesi më të gjerë e kompleks që është integrimi euroatlantik », u shpreh Kryeministri Nano.

Duke prezantuar ecurinë e procesit të reformave në vendin tonë, Kryeministri Nano shtroi nevojën e nje rritjeje te mëtejshme të prezences spanjolle në Shqipëri. Të dy kryeministrat, duke vleresuar faktin se vitin e fundit shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve janë rritur në masën 85 përqind, strukturuan nevojën e organizimit së shpejti të një forumi të përbashkët ekonomik të nivelit të larte i cili do të zgjerojë më tepër bashkëpunimin dhe prerzencën e biznesit spanjoll, vecanërisht në procesin e privatizimit të sektoreve strategjikë sic janë telekominikacioni, energjitika etj.

Në këtë këndvështrim Kryeministri Aznar tha se hapja e ambasadës së Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, do t'i shërbente zgjerimit të mëtejshëm të bashkepunimit.

Kryeministri Aznar ka vlerësuar gjithashtu qëndrimin e Kryeministrit Nano dhe të Qeverisë Shqiptare ndaj konfliktit në Irak dhe pjesëmarrjen e saj aktive në koalicionin antiterror.

"Qëndrimi i Shqipërisë ndaj konfliktit në Irak ka afruar edhe më shumë qëndrimet tona kundrejt çështjeve globale si lufta kundër terrorizmit dhe fondamentalizmit dhe e ka bërë vendin tuaj një aleat të vërtet", u shpreh Z.Aznar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›