Kryeministri Fatos Nano u prit sot pasdite në një takim të vecantë pune në selinë e Partisë Popullore të Spanjës nga Sekretari i Përgjithshëm i saj dhe njëherësh kandidati për Kryeminist
Kryeministri Fatos Nano u prit sot pasdite në një takim të vecantë pune në selinë e Partisë Popullore të Spanjës nga Sekretari i Përgjithshëm i saj dhe njëherësh kandidati për Kryeministër i kësaj partie, Mariano Rahoj.
Zoti Rahoj e siguroi Kryeministrin shqiptar se edhe pas zgjedhjeve, politika e qeverisë spanjolle do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në rrugën e tij drejt integrimit euroatlantik dhe do të punojë për të rritur më tej prezencën e gjithanshme të Spanjës në Shqipëri.