Këshilli i Ministrave, i mbledhur sonte nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano analizoi ngjarjen e ditës së djeshme dhe veprimet e papërgjegjëshme dhe antikushtetuese të një turme të drejtu
Këshilli i Ministrave, i mbledhur sonte nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano analizoi ngjarjen e ditës së djeshme dhe veprimet e papërgjegjëshme dhe antikushtetuese të një turme të drejtuar nga Sali Berisha kundër qeverisë legjitime të vendit, kundër procesit të reformave, sigurisë së jetës dhe sipërmarrjes së shtetasve, imazhit të ri që Shqipëria ka fituar tashmë përballë partnerëve të saj ndërkombëtarë në proceset integruese.
Në këtë mbledhje raportuan mbi ngjarjen dhe pasojat e saj në bazë të fakteve dhe provave të administruara autoritetet me te larta te qeverise, dhe organeve te specializuara.
Kryeministri dhe qeveria analizuan me thellësi dhe nxorrën përgjegjësitë si dhe evidentuan nevojat e masave të duhura ekzekutive dhe ligjore për të përmirësuar performancën e institucioneve si Ministria e Rendit, Garda e Republikës, ShISh, etj në mbrojtje të rendit Kushtetues.
Duke vlerësuar informacionin e paraqitur për ngjarjen e fundit, punën profesionale të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe duke marrë parasysh për shkak të precedentëve tashmë të përsëritur në mënyrë periodike të veprimeve të dhunshme të opozitës kryesore aktuale, Këshilli i Ministrave mori një sërë vendimesh të rëndësishme ekzekutive që:
forcojnë edhe më sigurinë në vend;
garantojnë konform ligjit të gjitha të drejtat demokratike për tubimet publike;
i presin rrugë përsëritjes së përdorimit të çdo lloj dhune ndaj institucioneve dhe shtetit;
intensifikojnë dhe ashpërsojnë më tej luftën ligjore kundër elementëve kriminalë apo evazionistë që përbëjnë prapavijën e dhunës në këto tubime;
motivojnë më mirë dhe sjellin në standarte euroatlantike shërbimet dhe institucionet e ngarkuara në garantimin e rendit kushtetues dhe ligjit etj.
Në mënyrë të posacme këto masa synojnë plotësimin e nevojave të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHISH me burimet njerëzore dhe teknologjinë bashkëkohore logjistike si pajisje dhe lëndë nervoparalizuese, gjurmelenese dhe identifikuese, kamera të vrojtimit dhe regjistrimit në distancë si dhe të gjithë arsenalin e nevojshëm që nevojitet për administrimin ligjor të tubimeve publike. Kjo bëhet për të rritur nivelin e sigurisë në vend përballë cdo akti antikushtetues apo të papërgjegjshëm, nga cilido qoftë.
Këshilli i Ministrave ngarkoi titullarët e institucioneve përkatëse
që në mbledhjen më të parë të tij t'i paraqesin në mënyrë të detajuar programe dhe projekt akte për masat që do ndërmerren si dhe listën e nevojave për teknologji e pajisje së bashku me kostot respektive.
Këshilli i Ministrave mori vendime të rëndësishme në lidhje me rritjen e mëtejshme të transparencës së vendimarrjes me publikun veçanërisht në lidhje me reformat integruese të cilat kanë kosto ekonomike dhe sociale.
Këshilli i Ministrave ngarkoi Ministrin e Financave të identifikojë dhe garantojë fondet e nevojshme që do të mundësojnë zbatimin e vendimmarrjes së tij.
Në mënyrë të veçantë Këshilli i Ministrave vendosi të falenderoje për standartet më të larta të zbatimit të detyrës dhe ligjit në ruajtje të rendit kushtetues Ministrin e Rendit Igli Toska dhe Komandantin e Gardës së Republikës ArbenÇuko si dhe efektivat që garantuan paprekshmërinë e institucioneve publike.
Për gjithë sa më sipër, Këshilli i Ministrave mori vendimin që Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministrja e Integrimit Europian të krijojnë axhenda të posaçme dhe intensive përmes së cilave të garantojnë partnerët tanë për përshpejtimin e ecurisë së reformave dhe për rolin real të të gjithë aktorëve politikë dhe shoqërorë në këtë proces.
Kryeministri Fatos Nano dha porosi të veçanta për thellimin e përmirësimit të punës në ShISh dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për garantimin e rendit Kushtetues. Ai theksoi në përfundim se asgjë jodemokratike nuk do të mund të ulë ritmin e luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të të gjitha llojeve dhe informalitetit dhe se qeveria mbetet plotësisht e angazhuar të thellojë ritmin e reformave integruese të vendit.
Pyetje nga gazetarët
Përgjigje: Unë i përmenda hapat që morëm dhe ju them dhe njëherë se qeveria ka diskutuar me shumë përgjegjshmëri për ngjarjen e djeshme, që siç e shprehu edhe Kryeministri iniciohen nga një i marrë, në krye të ndonjë turme, të cilën e manipulon sa herë që kupton që nuk ka të ardhme duke kërkuar të fshehë dështimet e tij të njëpasnjëshme. Kryeministri e theksoi në mbledhje që të marrë të tipit Sali Berisha nuk kanë të ardhme në politikë jo vetëm në Shqipëri, por nuk kanë të ardhme as në Ballkan. Nuk do të lejojmë që vendi të mbetet peng i një të marri.