E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Shqipërisë njofton opinionin publik se sot një turmë protestuesish të organizuar nga opozita tentuan të hynin me forcë në selinë qendrore të Këshillit të Ministrave. Ata u ndalua

Qeveria e Shqipërisë njofton opinionin publik se sot një turmë protestuesish të organizuar nga opozita tentuan të hynin me forcë në selinë qendrore të Këshillit të Ministrave. Ata u ndaluan nga veprime të vendosura, korrekte,ligjore, të forcave të ruajtjes së rendit.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë deklaron se është e vendosur të godasë pa asnjë hezitim cilindo që kërkon të dhunojë ligjin, institucionet dhe rendin publik.

Qeveria do të kërkojë menjëherë raportim ligjor nga të gjitha strukturat e shtetit dhe do të aktivizojë gjithe masat goditëse ligjore ndaj atyre që dhunshëm përpiqen e do të përpiqen të destabilizojnë vendin dhe rajonin.

Qeveria garanton opinionin publik dhe partnerët ndërkombëtarë se është e vendosur të sigurojë dhe të mbrojë rendin kushtetues në shërbim të stabilitetit. Njëherësh ne i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar të investigojë tejkalimin nga protesta paqësore në dhunë kundër institucioneve.

Çdo tentativë për të sulmuar institucionet dhe rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin e vendit do të goditet menjëherë me mjete ligjore. Organet e rendit dhe të sigurisë publike të marrin të gjitha masat ligjore për shkatërruesit e pasurisë publike në bazë të të gjitha provave që disponohen tashmë.

Ne i bëjmë thirrje kryetarit të PD-së Zotit Berisha të distancohet menjëherë publikisht nga dhunuesit e institucioneve të shtetit qofshin këta edhe me imunitet, si dhe të heqë dorë nga nxitja e turmave për shkatërrimin e institucioneve, përndryshe ai dhe të tjerë do të jenë përgjegjës sipas të gjitha dispozitave ligjore dhe kushtetuese.

Përpjekje të tilla të dëshpëruara kërkojnë të prishin me çdo kusht imazhin e vendit, të frenojnë reformat dhe të pengojnë integrimin e vendit në strukturat euro atlantike, pikërisht kur vendi ndodhet në prag të takimit të Komitetit të Përbashkët Shqipëri - BE në Bruksel.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›