E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Martohet Megan Fox

Aktorja e njohur e hollivudit, Megan Fox, është martuar në mënyrë te fshehte, larg vëmendjes se paparaceve dhe interesimit te madh mediatik, ne Hawai, me të dashurin e saj Brian Green. Sipas faqes amerikane te specializuar për lajmet roze, "Tmz.com", aktorja e "Transformers" i ka thënë 'po' partnerit të saj, me të cilin është e lidhur prej kohësh. Çifti është bashkuar në një ceremoni të thjeshtë, ne prani te familjareve dhe miqve me te ngushte, ne resortin turistik 'Four Seasons' në Big Island. Megan dhe Brian janë njohur në vitin 2004 dhe kanë patur një lidhje shumë intensive. Brian ka një fëmijë 8 vjeç nga partnerja e tij e parë aktorja Vanessa Marcil. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar bukuroshen Fox, te vlerësuar si femra me seksi e vitit te kaluar, qe te lidhet ne martese me aktorin amerikan.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›