'> SHBA, arrestohen 10 spiunët rusë

Edhe pse lufta e ftohte mes ShBA-se dhe Rusisë ka përfunduar prej kohesh, sinjalet vazhdojnë te ekzistojnë. Këtë e vërteton edhe arrestimi i dhjete personave ne ShBA, ndërsa ndaj tyre është ngritur akuza për spiunazh te llogari te Rusisë. Arrestimet u kryen si pjese e një operacioni te realizuar nga agjentet e policisë ndaj qytetareve te thjeshte, disa prej tyre qe jetonin bashke prej vitesh. Duke reaguar për këtë incident, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska pret nga Uashingtoni një shpjegim për çështjen e spiuneve. Ne anën tjetër, një zyrtar i larte i administratës Obama u shpreh se ishte vërtet për te ardhur keq për një ngjarje te tille, por ai shfaqi shpresën se incidenti nuk do te ndikoje ne marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Nëntë nga te arrestuarit për spiunazh përballen gjithashtu me akuzën për pastrim parash. Sipas departamentit amerikan te drejtësisë, një i dyshuar tjetër nuk ka rene ende ne prangat e policisë.