'> Shkurtimet ne buxhet prekin edhe rrugët
Qeveria pohon se shkurtimi i shpenzimeve për investime vjen edhe për arsye te mos realizimit, pasi fondet e vena ne dispozicion nuk do te mund te përdoren brenda vitit. Ne këtë mënyrë pranohet se qeveria hartoi një buxhet te ekzagjeruar dhe jo te bazuar ne shifra realiste. Duke raportuar ne komisionet parlamentare, përfaqësues te Ministrisë se Financave dhe te Ministrisë se Punëve Publike, kane pohuar se janë shkurtuar fondet për projekte me pak te rëndësishme, por ulje me afro 5 miliard leke ka pasur edhe fondi për rrugët. Lidhur me mos pagimin e disa kompanive qe punojnë me tenderët publike, Ministria e Financave ka argumentuar se janë bizneset ato qe avancojnë ne punime përtej fondit te përcaktuar gjate një viti. Ndryshimet ne buxhet po diskutohen ne komisionet parlamentare, ku pothuajse ne secilin prej tyre opozita ka kërkuar qe te jepen informacione shtese nga institucione fiskale dhe ato te pavarura për uljen e buxhetit. Deputeti Arben Malaj kërkoi qe guvernator i bankës si dhe drejtorja e INSTAT te japin shpjegime lidhur me situatën ekonomike qe ato paraqesin, si dhe arsyet pse po shkurtohet buxheti.