E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> SHISH-it i shkurtohen fondet

Shkurtimi i fondeve buxhetore te Shërbimit Informativ Shtetëror do te cenoje drejtpërdrejt sigurinë kombëtare. Ky pohim i numrit 2 te shërbimit inteligjent para komisionit parlamentar te sigurisë, megjithëse nuk ka gjetur mbështetje nga Ministria e Financave ka rihapur një debat te forte politik. Paratë qe i mungojnë planifikimit te detyrave nga krerët e institucionit gjate këtij viti janë rreth 85 milion leke. Me një gjuhe te kursyer për te mos dhënë detaje te planeve operacionale ne kuadër te sigurisë kombëtare, te cilat tashme duhen pezulluar, nëndrejtori i SHISH, Ylli Alushi pranon se po humbasin kontaktet me burimet informative. Shqetësimit te SHISH iu bashkua edhe opozita, ndërsa përfaqësuesit e mazhorances e argumentuan këtë ulje shpenzimesh si prekje nga kriza globale ekonomike. Debati për SHISH ka prekur edhe funksionimin e tij. Pak muaj me pare mazhoranca e tërhoqi vetëm ne momentin e fundit nga votimi një draft, qe sipas ndërkombëtareve cenonte besueshmërinë ne shkëmbimin e informacionit. Ndërsa aktualisht është hartuar një tjetër projektligj për kontrollin parlamentar te shërbimeve sekrete, te cilin opozita nuk e ka ende ne dore megjithëse është parashikuar te miratohet ne seancën e 22 korrikut ne Kuvend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›