E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Ristani: Debati për fletët, shterpe, ato i vendos ligji

Një dite para nisjes se negociatave mes socialisteve dhe demokrateve, kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve sqaron termat ligjore te materialeve zgjedhore dhe te fletëve te votimit. Debati qe po vijon prej një viti mes mazhorances dhe opozitës, sipas Arben Ristanit, është vetëm politik, pasi ligji sipas tij, flet si për materialet zgjedhore dhe për fletët e votimit dhe destinacionin përkatës te dy llojeve te kutive, qe i përmbajnë ato. Edhe pse ka deklaruar disa here se fati i fletëve te votimit është djegia e tyre, sipas ligjit, kriza politike deri tani e ka penguar ta beje një gjë te tille. Por nëse ligji deri tani është interpretuar, sipas Ristanit, nuk le me hapësirë për interpretim dekretimi i datës se zgjedhjeve te ardhshme, date qe nga kreu i shtetit duhet te shpallet 9 muaj para përfundimit te mandatit te krerëve aktuale te njësive vendore. Nëse politikes do t'i hyje ne pune, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përgatitur ndërkohë një draft për përmirësimin e kodit zgjedhor, bazuar ne rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe defektet e zgjedhjeve te shkuara. Por ndërkaq Ristani bën thirrje, se nëse palët kane ndërmend te bëjnë ndryshime thelbësore ne kod, ato nuk duhet te vonojnë. Ndryshon situata për amendamente te tjera qe nuk prekin afatet dhe standardet e përgatitjes se zgjedhjeve vendore ne pranvere.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›