E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Patozi-Ruci, nesër ne tryeze negociatash

Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci ulen nesër për te filluar negociatat, ne përgjigje te apelit evropian për t'i dhënë fund krizës politike ne vend. Dy krerët e grupeve me te mëdha parlamentare do te takohen ne orën 11:00 te paradites se mërkurë, ne ambientet e kryesisë se kuvendit. Ne këtë takim te pare pritet te vendosen detajet si dhe formati i zhvillimit te bisedimeve mes palëve, bisedime qe parashikohet te jene te vështira për shkak te klimës konfliktuale njëvjeçare qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Pasi kreu i mazhorances Berisha mandatoi dje Astrit patozin për negociata me homologun Gramoz Ruci, ky i fundit ka marre gjithashtu pëlqimin e deputeteve socialiste për t'i përfaqësuar ne bisedime. Grupi i te zgjedhurve te selisë roze është mbledhur rreth orës 13.00 dhe ka vendosur se pas votimit te rezolutës ne Strasburg, negocimi i një zgjidhjeje me mazhorancen është ne krye te rendit te ditës. Pikërisht fletët e votimit, hetimi, apo jo i tyre, mbetet ende hendeku i thelle qe duhet te kapërcejnë dy forcat kryesore politike. Demokratet e socialistet edhe rezolutën e Parlamentit Evropian e lexuan sipas interesit partiak, duke i përfshirë ose jo fletët e votimit tek materialet zgjedhore, qe sipas këtij dokumenti duhet te hetohen ne komisionin parlamentar me shumice dhe kryesim te opozitës. Një dite para fillimit te këtyre negociatave, Astrit Patozi, kreu i deputeteve demokrat ka marre dhe bekimin e aleatit Ilir Meta, duke u mandatuar plotësisht ne rinisjen e bisedimeve qe gati dy muaj me pare dështuan, edhe pse me negocim te dy krerëve te politikes Rama e Berisha dhe te Parlamentit Evropian. Sipas Ilir Metës, Partia Socialiste duhet te jete e interesuara kryesore për te garantuar zgjedhjet e ardhshme, përmes një kodi te përmirësuar elektoral. Meta ftoi kryesocialistin Rama te mos zgjasë me tej atë, qe e quajti krize artificiale për te treguar, sipas tij qe opozita nuk është me shume e interesuar për te dëmtuar zgjedhjet e radhës sesa për t'i përmirësuar ato.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›