'> ShBA kritika për Polanskin
Shtetet e Bashkuara kane shfaqur zhgënjimin e tyre për një vendim te Zvicrës, për te mos ekstraduar regjisorin Roman Polanski. Një zëdhënës i Departamentit Amerikan te Shtetit u shpreh se ShBA-te do te vazhdojnë te kërkojnë arrestimin dhe ekstradimin e Polanskit, qe akuzohet për marrëdhënie seksuale me një te mitur ne vitin 1977. Por ministria zvicerane e drejtësisë u shpreh se pala amerikane nuk kishte dërguar prova te vazhdueshme për ekstradimin dhe tashme regjisori është lënë i lire.