E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Greqi, pamjet e sulmit në Agrinios

Dy dite pas sulmit me arme ne një lokal ne Agrinjos, ku mbeten te plagosur tre shtetas shqiptare, policia greke nuk ka arritur ende te zbardhe ngjarjen, si edhe te arrestoje autoret e saj. Ndërsa po hetohet fillimisht mbi pistën e grabitjes, për shkak te një sulmi me maska, policia ende nuk arrin te sqaroje faktin se nuk është marre asgjë nga vendngjarja, një lokal qe shërbente si pike pushimi për autobusët e linjës Athine-Tirane. Vizion Plus ka siguruar pamjet ekskluzive nga vendngjarja, pak minuta pas sulmit te armatosur ne orën 01:00 pas mesnate, duke gdhire dita e diele. Sipas mediave greke, personat e maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokal dhe u kanë kërkuar klientëve të uleshin përtokë dhe të nxirrnin për t'ua dorëzuar atyre paratë dhe gjithçka kishin me vete. Por për shkak të panikut që u krijua, grabitësit u larguan nga restoranti, por gjatë ikjes së tyre zbrazën breshëri plumbash mbi autobusët e parkuar. Si rezultat u plagos rëndë 66 vjeçarja nga Përmeti Efemi Bika, ndërsa plage morën edhe Vangjel Stavro, 15 vjeç, lindur në Athinë dhe Soni Hodaj, 29 vjeç lindur në Fier.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›