'> Van Rompuy viziton Kosovën
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, i ka shprehur udhëheqësve kosovare, pas takimit me ta ne Prishtine, shqetësimin e tij për situatën e sigurisë dhe ngjarjet e fundit ne pjesën veriore te vendit. Van Rompuy i ka kërkuar autoriteteve kosovare te bëjnë maksimumin për vendosjen dhe garantimin e sigurisë, ndërsa ka kërkuar edhe nga Eulex-i te luaje një rol me aktiv asistence. Ne anën tjetër, ai ka marre premtimin e presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi se qeveria e Kosovës po punon për te ndërtuar një shtet ligjor, demokratik dhe multietnik dhe se provokime te tilla do te marrin përgjigjen e merituar. Van Rompuy përmbylli ne Prishtine një tur rajonal, me ndalesa ne Slloveni, Kroaci, Serbi e Kosovë.