E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.475, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINIST

V E N D I M 
PËR 
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.475,  DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT, KUVENDIT DHE KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 18 e 29, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe  të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008", me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

Në lidhjen nr.3, që i bashkëlidhet vendimit nr.475, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, për Ministrinë e Brendshme, pas pozicionit “Koordinator në Njësinë Antitrafik”, të shtohen edhe këto pozicione:

 “ a) Drejtor i njësisë së zhvillimit të

   prokurimeve të përqendruara,                                                       II-a;

b)     Koordinator në njësinë e zhvillimit

     të prokurimeve të përqendruara,                                                 III-a.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 4 shkurt 2008.

K r y e m i n i s t r i

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›