E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do të krijohen qendra trajnimi për babysitter

Gjatë diskutimit të vendimit për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë, të propozuar nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kryeministri u shpreh se kjo strategji duhet të përmbajë edhe ngritjen e qendrave të posaçme për trajnimin e kujdestareve te fëmijëve.

Kryeministri theksoi se këto qendra do të ndihmojnë në përmirësimin dhe profesionalizimin e kujdesit ndaj fëmijëve.

Vendimi, i cili u miratua në mbledhjen e sotme u hartua në përputhje nevojat e shumicës së punëkërkuesve të papunë, për tu aftësuar në proceset e punës dhe më pas për tu punësuar apo vetëpunësuar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›