Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, për disa çështje ekonomike dhe tatimore.
Kjo marrëveshje synon të përcaktojë kuadrin ligjor të ecurisë normale të veprimtarisë së Kishës Katolike në Shqipëri dhe rregullimin e disa çështjeve të natyrës ekonomike dhe tatimore.