E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Vrasje ne qendër te Tiranes

Ekzekutohet ne qendër te kryeqytetit 46 vjeçari, Franc Konomi, i njohur si person me precedentë penal. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në afërsi të "Ushtarit te Panjohur", ndërsa policia ende nuk ka rene ne gjurme te autoreve. Nga te dhënat e para mësohet se Konomi është qëlluar me 9 fishke kallashnikovi nga dy persona, ndërsa ka qene ne mjetin e tij benz ngjyrë te zezë me targa Tirane. Sipas policisë, autoret dyshohet te kenë kaluar paralelisht me një makine tjetër, nga e cila e kane qëlluar njëkohësisht me automatike tip kallashnikovë, për tu larguar me pas me shpejtësi. 46 vjeçari është plagosur rende dhe me pas ka humbur jetën rrugës për ne Spitalin Ushtarak. Nga te dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh mes bandash. Viktima njihet si person me precedentë penale, i skeduar ne dosjet policore si anëtar i grupit te Restorant Durrësit, pas viteve '90. Konomi u dyshua fillimisht nga policia se ne 7 prill te vitit 1992 bashke me Naim Zyberin, kreu atentat ndaj 23-vjeçarit Gazmend Muça, i njohur si anëtar i bandës se Rrugës Bardhyl. Por akuza me pas nuk u vërtetua nga policia. Ndërsa ne vitin 2003 Konomi u dënua nga gjykata nen akuzën e pengmarrjes dhe gjobevenies me 5 vite burg. Ekzekutimi i Konomit ne qendër te Tiranes, ndërsa mbahej seanca ne kuvend ka shkaktuar replika mes kreut te grupit parlamentar te PS ruci dhe ministrit te brendshëm Basha. Sipas socialisteve ngjarja tregon mungesën e sigurisë ne vend, por për Bashen gjithçka është spekulim ne kulmin e sezonit turistik dhe ne prag te liberalizimit te vizave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›