'> Tony Blair viziton Kosovën
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do te qëndrojë për një vizite dyditore ne Kosovë. Blair do te mbërrijë pasdite ne Kosovë dhe do te mbaje takime me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili do t'i akordoje ish-kryeministrit medaljen e arte te lirisë. Me pas, Blair do te mbaje edhe një takim me kryeministrin Thaçi. Ne ditën e dyte te qëndrimit te tij ne Kosovë, Blair do te mbaje fjalën e tij ne parlamentin e Prishtinës përpara deputeteve kosovare. Me pas, Blair do te nderohet me çmimin "Doctor Honoris Causa", ne universitetin e Prishtinës. Tony Blair njihet si një nga mbështetësit me te forte te Kosovës. Kjo është vizita e tij e dyte qe nga përfundimi i luftës ne vitin 1999.