'> Shqipëria me kontingjent paqeruajtës në Afganistan
Niset për ne Afganistan kontingjenti paqeruajtës "eagle" i forcave te armatosura shqiptare, i cili do te marre pjese për here te pare ne operacionet luftarake, përkrah forcave te Aleances se Atlantikut te Veriut. Kompania përbehet nga 44 trupa efektive te batalionit te forcave tokësore, te cilët janë stërvitur prej gjashte muajsh nen asistencën e specialisteve amerikane. Ata do te jene kontingjenti i pare qe do te marre pjese ne operacione luftimi pranë ushtarakeve amerikane ne zonën e Kandaharit. Përveç Afganistanit, Shqipëria ka dërguar trupa me misione paqeruajtëse edhe ne Çad te Afrikës, ne Irak dhe ne Bosnje.