E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhen tubat e ujesjellesit arrestohen tre persona

Tre persona jane ndaluar nga policia pasi akuzohen per vjedhjen e tubave te ujesjellesit. Ngjarja ka ndodhur ne Fshat-Maliq ne daten 8 nentor. Ndersa personat qe kane demtuar ujesjellesin jane Agim Ajdar Haxhi 48 vjec dhe dy adoleshente me inicialet M. B. 17 vjec dhe S. B. 16 vjec te dy banues ne Maliq. Sipas policise te tre personat kane demtuar tubat qe furnizonin me uje fshatin Maliq dhe me pas kane marre disa prej tyre per ti shitur. Pas sinjalizimit te policise kane nisur dhe hetimet per ngjarjen. Nga deshmite e banoreve u be i mundur dhe identifikimi i autoreve. Ndaj 48-vjecarit u mor masa e ndalimit. Ndersa ndaj dy te rinjve hetimi po vazhdon ne gjendje te lire.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›