E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta antikorrupsion BE Kufizoni imunitetin e deputeteve dhe gjyqtareve

Bashkimi Evropian i ben thirrje Shqiperise te heqe apo te kufizoje imunitetin e gjyqtareve dhe te deputeteve. Kjo ishte kryefjala dhe ne takimin e gjashte te Grupit Drejtues te Projektit Kunder Korrupsionit ne Shqiperi i njohur ndryshe si projekti PAKA. Zevendesambasadori i BE-se ne Tirane Luigi Brusa eshte shprehur se kufizimi i imunitetit do te ndihmonte luften reale ndaj korrupsionit. Ndersa ministri i Teknologjise dhe Inovacionit Genc Pollo i pranishem ne kete takim theksoi se qeveria eshte e gatshme te ndryshoje dhe Kushtetuten per te kufizuar imunitetin. Ai kerkoi dhe bashkepunimin e opozites per kete ceshtje.

Apeli

Korrupsioni mbetet problem ne shume fusha. Pengesa sjell moskufizim te imunitetit te gjyqtareve dhe deputeteve. Ne perserisim se kufizimi apo heqja e imunitetit per gjykatesit dhe deputetet eshte i nevojshem. Ne progres-raportin e ketij viti thuhet se nuk eshte bere perparim per te luftuar korrupsionin ne gjyqesor nje prej faktoreve kryesore qe pengon hetimin. Ne besojme se mesazhi eshte i qarte - tha zevendesambasadori Brusa. Sipas tij vendimi per te zgjidhur kete problem mbetet ne dore te Shqiperise. Tani eshte ne doren e autoriteteve shqiptare per te ndermarre masat e nevojshme per te zgjidhur ceshtjen e imunitetit sipas standardeve evropiane dhe per te hetuar sic duhet aktet korruptive sic kerkohet ne progres-raportin e KE-se. Besueshmeria angazhimi dhe nje nivel i duhur perputhshmerie jane te nevojshme per perspektiven evropiane - tha Brusa. Keto deklarata u bene gjate takimit te gjashte te Grupit Drejtues te Projektit Kunder Korrupsionit ne Shqiperi i njohur ndryshe si projekti PAKA. I pranishem ne kete takim ishte dhe ministri per Teknologjine dhe Inovacionin Genc Pollo.

Ai deklaroi se qeveria eshte e gatshme ta zgjidhe perfundimisht ceshtjen e imunitetit gjithmone nese opozita nuk vendos masa plus. Nga ana ime gjej rastin te theksoj angazhimin e qeverise se jemi te gatshem per te gjetur nje zgjidhje optimale dhe sidomos perfundimtare per ceshtjen e imunitetit perfshi ketu edhe ndryshimet kushtetuese nese opozita nuk e lidh mbeshtetjen per to me kushtezime te tjera ekstra - tha Pollo. Mazhoranca qeverisese ne menyre te vazhdueshme eshte treguar e gatshme per kufizimin e imunitetit. Ne kuvend prej mese dy vitesh ekziston drafti por mazhoranca dhe opozita ende nuk kane arritur nje konsensus per ta votuar ate cka ben qe vemendja te rikthehet serish ne kete pike.

Projekti kunder korrupsionit ne Shqiperi eshte nje projekt i perbashket asistence teknike i Bashkimit Evropian dhe Keshillit te Evropes i nisur qe nga 1 shtatori 2009 per nje periudhe 30-mujore. Projekti zbatohet nga Keshilli i Evropes dhe financohet nga Bashkimi Evropian 94 dhe nga Keshilli i Evropes 6. Objektivi i pergjithshem i PACA-se eshte qe te kontribuoje per demokracine dhe shtetin e se drejtes nepermjet parandalimit dhe kontrollit te korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›