E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqerite tregtare Veprimtaria Prodhuese diskuton draftin

Komisioni per Veprimtarine Prodhuese diskutoi dje ndryshimet ne projektligjin Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9901 date 14.4.2008 Per tregtaret dhe shoqerite tregtare. Keto ndryshime parashikojne kriteret se kur nje shoqeri aksionare me oferta private mund ta gezoje kete status dhe se kur shoqerite aksionare cregjistrohen nga Qendra Kombetare e Regjistrimit.

Sipas ndryshimeve nje shoqeri aksionere me oferte private ne territorin e Shqiperise gjate regjistrimit ne Qendren Kombetare te Biznesit nuk mund te kete nje kapital me vlere me te vogel se 3 500 000 leke. Ndersa ne piken tjeter shoqerite aksionare ekzistuese me oferte private qe jane themeluar perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji jane te detyruara te perfundojne procedurat per regjistrimin e rritjes se kapitalit te pakten deri ne shumen e percaktuar sipas nenit 1 te ketij ligji brenda 1 nje viti pas hyrjes ne fuqi te tij. Shoqerite aksionare ekzistuese me oferte private te cilat nuk permbushin detyrimin per te rritur kapitalin sipas pikes 1 te ketij neni vleresohen te prishura dhe cregjistrohen nga Qendra Kombetare e Regjistrimit pas perfundimit te procedures se zbatueshme te likuidimit. Synimi i projektligjit eshte te ofroje nje kuader ligjor bashkekohor te qarte dhe te perditesuar ne perputhje te plote me direktivat e BE-se per shoqerite tregtare. Objektivat qe kerkon te arrije projektligji jane zbatimi i legjislacionit te BE-se per shoqerite tregtare dhe permbushja e kerkesave te MSA-se si dhe kerkesave te tjera qe burojne nga zhvillimi nderkombetar ne kete fushe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›