E Diel, 1 Nëntor 2026

039presin subjektet joshqiptare dhe joserbe nga zgjedhjet ne Kosove

Nder 29 subjektet politike te paraqitura per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare ne Kosove gjenden edhe shume lista te boshnjakeve romeve dhe turqve. Cfare presin ata nga zgjedhjet e para pas shpalljes se pavaresise

Perfaqesuesit politike te subjekteve joshqiptare dhe joserbe presin qe ne parlamentin e ri te Kosoves te kene te pakten nga nje deputet dhe te fitojne me shume se 10 vende sa garantohen me Kushtetute. Por ata jane te vetedijshem se do ta kene veshtire te arrijne kete qellim sepse nderkohe ka pasur ndryshime shume te medha ne kryesite e ketyre partive politike. Ata presin zgjedhje te rregullta dhe te lira dhe shpresojne se ndoshta do te kene ndonje vend shtese ne Parlament.

Boshnjaket ne Kosove kane gjithsej tete parti politike

Rasim Demiri kryetar i Partise Demokratike Boshnjake i cili ne kete post eshte zgjedhur para nje muaji dhe eshte ne koalicionin me partine VAKAT pohon Shpresoj se do te rikthejme besimin e qytetareve dhe te zgjedhesve tane. Lista jone eshte perpiluar nga njerez te cilet i kane kontribuar shume bashkesise sone etnike. Shpresoj se do te fitojme me shume se tre vende ne parlament sa kemi pasur deri tani - pohon Demiri.

Boshnjaket ne Kosove kane gjithsej tete parti politike qe per nje bashkesi kaq te vogel etnike me siguri qe eshte teper. Emilije Rexhepi kryetare e Partise se Re Demokratike megjithate shpreson se kjo nuk do te ndikoje negativisht ne rezultatin perfundimtar. Percarjet nuk jane te medha. Ne media thuhet se numri kaq i madh i partive nuk eshte i mire per bashkesine tone etnike. Por kjo do te shihet ne fund. Une shpresoj se do te kemi rezultate pozitive - pohon Rexhepi.

Ndihme nga Turqia

Orhan Lopar anetar i Keshillit Ekzekutiv te Partise Demokratike Turke pret qe kjo parti te kete me shume se tre mandate sa garantohen me Kushtetute per bashkesine etnike turke. Lopar i cili eshte edhe nenkryetari i Bashkise se Prizrenit shpreson se ata do te kene edhe ndihmen e shtetit ame Turqise. Turqia i ka ndihmuar bashkekombasit e vet ne Kosove ne te gjitha zgjedhjet qe prej perfundimit te luftes ne vitin 1999. Turqia eshte nje vend i madh me i madhi ne Ballkan. Me rastin e vizites ne Prizren kryeministrin e Turqise Rexhep Taip Erdogan e kane pritur 30.000 njerez. Me shume njerez e kane pritur vetem Titon. Turqia do te ndikoje jo vetem tek subjektet politike turke por ne mbare procesin e zgjedhjeve kosovare - pohon Lopar.

Merxha Pas zgjedhjeve vendosim se me ke bejme koalicion

Haxhi Zylfi Merxha ka qene tri here deputet ne Parlamentin e Kosoves. Ai si kryetar i Partise Rome tani ka vendosur qe shansi tu jepet kandidateve me te rinj. Kjo parti nuk ka bere ndonje koalicion parazgjedhor me ndonje nga subjektet shqiptare. Ai shpjegon edhe pse Jemi partia e vetme ne Kosove e cila nuk ka konkurrence. Nuk me duhet as cenzusi prej pese per qind qe do te thote se me njeren kembe jam ne parlament. Pas zgjedhjeve do te mendoj se me cilen parti mund te bej koalicion. Natyrisht ne koalicion nuk do te futem une sepse nuk jam kandidat por une edhe me tej jam kryetar i Partise Rome ne Kosove - shpjegon ai.

Disa analiste pohojne se asnje subjekt politik ne Kosove nuk do te fitoje shumicen absolute sa duhet per te krijuar qeverine. Ata jane te mendimit se perfaqesuesit e bashkesive etnike joshqiptare dhe joserbe do te luajne nje rol te rendesishem me rastin e krijimit te koalicionit qeveritar. Keshtu ka qene edhe ne te kaluaren.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›