E Diel, 1 Nëntor 2026

0pt; TEXT-ALIGN: justify">Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën ën shqyrtim dhe u miratuan disa vendime dhe projektligje të rëndësishme:

 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën ën shqyrtim dhe u miratuan disa vendime dhe projektligje të rëndësishme:  

 

 

V E N D I M

PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË, PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, për shqyrtim e miratim, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË, PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA

 

Në mbështetje të neneve 10, pika 5, 78, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

               

 * * *

V E N D I M

PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KRYEGJYSHATËS BOTËRORE BEKTASHIANE, PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, për shqyrtim e miratim, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KRYEGJYSHATËS BOTËRORE BEKTASHIANE, PËR RREGULLIMIN E MARRËDHëNIEVE TË NDËRSJELLA

 

Në mbështetje të neneve 10, pika 5, 78, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

               

 * * *

V E N D I M

PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË, PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, për shqyrtim e miratim, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË, PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA

 

Në mbështetje të neneve 10, pika 5, 78, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

               

* * *

V E N D I M

     PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË ZGJERIMIT TË MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT DHE TË MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA NJËRA ANË, DHE KOMUNITETEVE EVROPIANE E SHTETEVE ANËTARE, NGA ANA TJETËR, NË KUADËR TË ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË DHE REPUBLIKËS SË RUMANISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit të zgjerimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe të marrëveshjes së përkohshme, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve anëtare, nga ana tjetër, në kuadër të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Rumanisë në Bashkimin Evropian”, për shqyrtim e miratim, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA      P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË ZGJERIMIT TË MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT DHE TË MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA NJËRA ANË, DHE KOMUNITETEVE EVROPIANE E SHTETEVE ANËTARE, NGA ANA TJETËR, NË KUADËR TË ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË DHE REPUBLIKËS SË RUMANISË NË BASHKIMIN EVROPIAN

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e protokollit të zgjerimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe të marrëveshjes së përkohshme, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve anëtare, nga ana tjetër, në kuadër të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Rumanisë në Bashkimin Evropian.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

               

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

 

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në shkronjën “a”, të paragrafit të parë, të nenit 10, shifra “17.5” bëhet “13.8”.

Neni 2

Në nenin 14 të bëhen këto ndryshime:

a)       Në pikën 1 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

i)                     Në shkronjën “a” shifra “0.8” bëhet “0.3”.

ii)                   Në shkronjën “b” shifra “2.3” bëhet “1.4”.

iii)                  Në shkronjën “c” shifra “23.9” bëhet “21.6”.

b)       Në pikën 2 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

i)                     Në shkronjën “b” shifra “0.5” bëhet “0.3”.

ii)                   Në shkronjën “c” shifra “2.0” bëhet “0.9”.

Neni 3

 

Neni 79 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 79

Detyrimet e punëdhënësit dhe të të vetëpunësuarit

 

Punëdhënësi dhe i vetëpunësuari janë të detyruar:

·          të regjistrojnë në regjistrin vjetor të gjithë të punësuarit;

·          të njoftojnë në organet tatimore për ndryshimet dhe lëvizjen e punonjësve, sipas procedurave të përcaktuara me ligj;

·          të bëjnë sigurimin nga dita e parë, kur i punësuari fillon punë;

·          të dorëzojnë në organet tatimore dokumentacionin, ku evidentohen paga dhe kontributi për çdo të punësuar, sipas formatit dhe afateve të përcaktuara me ligj.

Rregullat e lëvizjes së informacionit dhe të dokumentacionit, ndërmjet punëdhënësit, strukturave tatimore dhe strukturave të sigurimeve shoqërore, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 4

Neni 81 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“Neni 81

Regjistrimi

Personat juridikë, publikë, privatë, dhe personat fizikë, që fillojnë veprimtari ekonomike për herë të parë, janë të detyruar të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në strukturat tatimore, sipas rregullave të përcaktuara me ligj. Regjistrimi i subjekteve, në bazë të të dhënave të sigurimeve shoqërore dhe mbyllja e veprimtarisë bëhen sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Regjistrimi është akt administrativ, që nuk tregon detyrim për mbulimin me sigurime shoqërore.”.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.5.2009.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË    LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË””

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë”” për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

NJË NDRYSHIM NË  LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I :

 

 

Në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë”, të bëhet ky ndryshim:

Neni 1

 

Kudo në ligj fjala “dokument identiteti” zëvendësohet me “letërnjoftim”.

Neni 2

 

Në të gjitha aktet, ligjore e nënligjore, dalë në zbatim të këtij ligji, fjala “dokument identiteti” zëvendësohet me “letërnjoftim”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE””

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

P R O J E K T L I GJ

PËR

 

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Pika 2, e shtojcës nr.3, “Taksa e akteve dhe pullës”, e përmendur në pikën 5, të nenit 4, shfuqizohet.

Neni 2

Fjalia e fundit, të pikës 2, të nenit 4, “Niveli i taksave”, shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 11, “Tarifat e shërbimit”,  bëhen këto ndryshime:

a)  Shkronja “c”, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“c. Tarifë shërbimi konsullore e Ministrisë së Punëve të Jashtme apo ambasadave tona jashtë vendit.”.

b) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2.  Nivelet minimale të tarifave të shërbimit, të përcaktuara në paragrafin e parë, të këtij neni, si dhe agjentët tatimorë e komisionet përkatëse të tyre të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe të titullarëve të institucioneve përkatëse.”.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

* * * V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE,                  DHE KfË-së, FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “REZERVATI  BIOSFERIK NDËRKUFITAR I  PRESPËS-MBËSHTETJA E PARKUT KOMBËTAR TË PRESPËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfË-së, Frankfurt am Main, për financimin e programit “Rezervati  biosferik ndërkufitar i Prespës-Mbështetja e Parkut Kombëtar të Prespës”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL, PËR TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të madh të Luksemburgut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

 

Për  

 

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.906, DATË 19.2.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA, PËR SHËRBIMIN KOMBËTAR TË PUNËSIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1.  Në listën, që i bashkëlidhet vendimit nr.906, datë 9.2.2007, të Këshillit të Ministrave, shtohet prona “Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik, Gjirokastër”, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Palujatshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

* * *

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR  SARANDË-KRANE-KONISPOL (TOKA)

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Sarandë-Krane-Konispol (toka).

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 145 693  (njëqind e dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre) m2, tokë arë, me vlerë            19 204 752.6 (nëntëmbëdhjetë milionë e dyqind e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy, pikë gjashtë) lekë, për sipërfaqen 2 529 (dy mijë e pesëqind e njëzet e nëntë) m2, me vlerë 2 829 636  (dy milionë e tetëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 22 034 388.6 (njëzet e dy milionë e tridhjetë e katër mijë e treqind e tetëdhjetë e tetë, pikë gjashtë) lekë.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 3 885 000 (tre milionë e tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 22 034 388.6 (njëzet e dy milionë e tridhjetë e katër mijë e treqind e tetëdhjetë e tetë pikë gjashtë) lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2008, zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

6. Shpronësimi të fillojë më 30.12.2008 dhe të përfundojë                    më 30.3.2009.

7.  Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I segmentit rrugor Romanat-Plepa

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Romanat-Plepa, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›