Fjala e Presidentit Topi në Mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

24 dhjetor 2008
“Të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë!
Fillojmë sot mbledhjen e paralajmëruar. Natyrisht është takimi i fundit për vitin 2008. Meqënëse është e zakonshme që në takimet e fundit të bëhet punë, por të ketë edhe një përmbledhje të të gjithë punës që ka realizuar ky Këshill për vitin 2008, mund t’ju them që ka qenë një vit i mbushur me punë, me aktivitet. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka operuar në mënyrë shumë profesionale, ka punuar me një frekuencë të lartë për takimet dhe patjetër i është nënshtruar në mënyrë të vullnetshme, por edhe të detyrueshme, një fryme të re të sintonizuar me të gjitha detyrimet që kanë strukturat e pushtetit gjyqësor, në radhë të parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me të gjitha sfidat integruese të Shqipërisë. Kudo kërkohen standarde. Ajo që është elaboruar më shumë si temë, qoftë nga politika shqiptare, qoftë nga shoqëria shqiptare, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ka qenë pikërisht çështja e korrupsionit në drejtësi, çështja e reformimit të mëtejshëm të sistemit të drejtësisë, qoftë në nivelin legjislativ, natyrisht ka të bëjë me politikën parlamentare dhe me vullnetin e partive, por edhe me rritjen e standarteve brenda strukturave të pushtetit gjyqësor, me një lloj vetëpastrimi të strukturave të pushtetit gjyqësor, me një rritje të ndërgjegjes, të vullnetit dhe të profesionalizmit për të realizuar të gjitha detyrimet që vijnë nga Kushtetuta dhe ligji, por natyrisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përballuar patjetër edhe një debat, ku padyshim është shumë e vështirë që të ndash nuancat e debateve politike dhe debateve profesionale, por gjithsesi, asgjë nuk mund të trajtohet në mënyrë metafizike, gjërat kështu janë. Ajo që ne kemi kërkuar nga gjykatësit dhe të gjithë aktorët e drejtësisë, kudo, ka qenë pikërisht ndarja me vullnet individual i perceptimit politik të pozicionit. Është e pamundur të themi që njerëzit janë të shkëputur nga influencat politike, është e pamundur. Ndryshe do të bëheshim qesharakë në këtë lloj diskutimi, por me një frymë të re që sot jemi të detyruar që ta përqafojmë, por që gradualisht, hap pas hapi, është një proces që bëhet ditë pas dite. Çdo njeri, sidomos profesionistët, sidomos ata që merren me çështjen e drejtësisë, këtë mision duhet ta vlerësojnë si një mision që vjen nëpërmjet detyrimit kushtetues, ligjor dhe qytetar. Kështu që kjo është një sfidë sa institucionale, sa kolegjiale, po aq edhe individuale.
Meqënëse është fundi i vitit dhe ndoshta edhe mund të përsërisim ndonjë gjë që e kemi thënë gjatë vitit, nuk mund ta ngremë si inflacion. Pavarësia fillon tek individi. Individë të pavarur, me një mentalitet do të thoja perëndimor, e theksoj perëndimor, sepse ju keni parë persona me integritet të lartë që kanë përballuar kauza të mëdha përballë politikës, në favor të qytetarit, të shoqërisë, në favor të kauzës së drejtë. Natyrisht, Këshilli i Lartë i Drejtësisë sot nuk operon vetëm me fjalë, sot ai bën një bilanc të rëndësishëm të një pune njëvjeçare, ku ka pasur një rinovim të dukshëm të strukturave të drejtësisë dhe që natyrisht është bërë jo thjesht për shkak të pozicionit ligjor dhe kushtetues që ka Këshilli i Lartë i Drejtësisë si qeverisja e pushtetit gjyqësor, por këtë e ka bërë në kooperim me të gjithë sistemin e gjykatave. 80% e drejtuesve gjatë këtij viti, që në fillim të vitit pra, ka ndryshuar. Kemi pasur rast të bëjmë një proces transparent. Do të thoni ju, ka qenë absolutisht më i mirë, jo nuk mund të themi absolutisht më i mirë. Ka qenë një procedurë më e mire, por gjithmonë procedura ka nevojë të përmirësohet. Dita që vjen sjell mundësinë për të aplikuar eksperienca të reja. Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar, do të thoja me mjaft vullnet, preokupacion, dhe për të dalë nga ai fokusi i kritikave tradicionale që janë hedhur në adresë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të operuar pikërisht në linja jo të kundërshtimit si term kundërshimi, por të vënies së drejtësisë edhe për gjyqtarët e korruptuar. Ne jemi futur në një proces, i cili ka qenë një proces konstant, ritmik, aq sa ndonjëherë është menduar që Këshilli i Lartë i Drejtësisë po punon, po zhvillon mbledhje për të emëruar një gjyqtar, apo për të zhvilluar një aktivitet kompleks, sikurse atij i takon ta zhvillojë, kështu që ne na është dashur të realizojmë edhe një raport, do të thoja proporcional për të trajtuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, por edhe me çështjet e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Më vjen mirë të them që ka hapa progresivë, por nuk më vjen mirë të them që konstatojmë që ende sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i sëmurë. Vazhdon të jetë i sëmurë, sepse ne ende jemi larg kapjes së atyre standarteve ku qytetari i thjeshtë dhe jo thjesht politika. Politika natyrisht është interprete e interesave të qytetarëve, të cilët e shprehin vullnetin e tyre me votë. Por ka raste që politika merret edhe me debate të ditës, ndërsa ai që ndjen nevojën për drejtësi, është pikërisht qytetari i thjeshtë. Ju e dini fare mirë, në procese të përzgjedhjes së personave që drejtojnë struktura të rëndësishme të pushtetit gjyqësor, i dëgjojmë gati-gati në mesazhet virtuale që japin, do të realizojmë këtë, këtë, këtë, por prapë sa marrin pozicionin, nuk e kam fjalën për të gjithë nuk e kam fjalën për mazhorancën e tyre, por për individë të cilët shfaqin. Vend i vogël, vend i vogël, e kam thënë dhe herë tjetër, vendi i vogël merr vesh gjithçka, sidomos në rrethet e jursitëve, merret vesh gjithçka. Premtojnë shumë, realizojnë pak. Do të ishte, do të ishte shumë e mirë që gjërat të jenë kompatibël, që atë që thua, në mesazhe publike, në rrethin e gjyqtarëve, e juristëve, para mediave, kemi bërë një proces shumë të hapur, atëherë duhet ta zbatojmë. Sepse vazhdojnë akoma në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë me klane tradicionale, vazhdojnë me rrethin e miqve të miqve. Nuk shkohet nëpër pozicione për të rritur rrethin e ‘miqve’ dhe të interesave. Nga dikush mund të kuptohet kështu, por sistemi i drejtësisë duhet të jetë fare i hapur. Është momenti ta bëjmë këtë bilanc e t’i themi gjërat hapur. Sistemi i drejtësisë ka nevojë të rimëkëmbet, ka nevojë të përballojë jo seç mendojnë sipas interesave politike “iksi” dhe “ypsiloni”. Sistemi i drejtësisë ka nevojë të jetë integral, të jetë integër i secilit në karakter, të jetë patjetër në një harmoni të ravijëzimit të akteve kushtetuese e ligjore, dhe të japë drejtësi.
Është shumë e rëndësishme, edhe për atë pikë që ne kemi sot, në një nga pikat e rendit të ditës, unë do të doja ta theksoja disi nga të tjerat, ka të bëjë pikërisht me rinovimin me gjyqtarë të rinj që vijnë nga Shkolla e Magjistraturës. Një organizëm i sëmurë, nuk ka rëndësi sa e rëndë është sëmundja, por gjithnjë ka nevojë dhe duhet të rrisë imunitetin. Dhe unë do t’i konsideroja ardhjet nga Shkolla e Magjistraturës si antitrupa në favor të shëndoshjes së imunitetit të sistemit të drejtësisë. Ju po e kuptoni që tranzicioni shqiptar është një tranzicion, për fat të keq mjaft i zgjatur. Sot hapen tema, diskutojmë shumë gjëra të cilat ne duhet t’i kishim përballuar me sukses. Duhet tëishim në një stad tjetër. Ka nevojë sistemi i drejtësisë të pastrohet, realisht të pastrohet. Ka korrupsion dhe kur ky term përdoret në mënyrë shumë inflacioniste, pa veprime konkrete, atëherë ne themi që s’kemi bërë asgjë. Gjërat duhet të vendosen në standartet e tyre. Dhe unë mendoj që, fatmirësisht gjatë këtyre viteve kemi pasur një shans shumë të madh. Kemi studentë që përfundojnë studimet e tyre në Shqipëri, por familjet kanë shpenzuar shumë për të shkolluar fëmijët e tyre edhe në Perëndim. Është një gjë e paimagjinueshme, ose më mirë, ka qenë e paimagjinueshme, të mendoje që studentët mbaronin universitete prestigjioze nga më të përparuarat në botë, dhe të mos biem në paradoksin që këta njerëz po përfundojnë në punë të tjera ose nuk janë atraktivë për ata që drejtojnë institucionet e drejtësisë në Shqipëri. Ka ikur koha e mediokritetit. Të mos themi që nuk kemi më kuadro, sikurse diskutonim në vitet e para të tranzicionit. Sot mundësia për kompeticion është e jashtëzakonshme. Kjo është arsyeja që ne duhet t’i japim një spunto të madhe, një mbështetje të madhe, të gjithë linjës së formimit të juristëve në Shkollën e Magjistraturës. Duhet të gjithë të japim një mbështetje që Shkolla e Magjistraturës duhet patjetër të vazhdojë traditën dhe ta forcojë këtë traditë, të nxjerrë magjistratë të devotshëm, njerëz të ndershëm, profesionistë, të cilët do të mbushin sistemin e drejtësisë. Na është dashur që të përballojmë dhe për gjëra që s’kanë pasur të bëjnë me individë specifikë, të mbajmë të tjerë nëpër shpatulla për të kaluarën e tyre. Ka iku kjo! Sot është një shoqëri e hapur. Kemi mundësi të mos i lemë njerëzit e aftë dhe profesionistë të marrin pozicione dhe profesione të tjera, sepse nuk ka mundësi dhe nuk ka realitet dhe të lemë njerëz të tjerë, të cilët janë të mykur nëpër disa pozicione, duke mos vënë drejtësi, duke dhënë favore dhe duke e lënë këtë shoqëri që të mendojë që a do të ketë drejtësi në Shqipëri apo jo. Unë kam besim që mënyrë absolute që ne e kemi filluar një punë, të cilën do ta realizojmë me sukses. Unë kam besim në vullnetin tuaj, në profesionalizmin tuaj, në kohezionin e të gjitha mendimeve dhe vendimeve që ju keni marrë në mënyrë të guximshme gjatë këtij viti, dhe padyshim që viti 2009 do të jetë një vit me shumë punë për Kshillin e Lartë të Drejtësisë, dhe besoj që një pjesë të mirë të kësaj pune ne e fillojmë qysh sot, duke përgatitur vitin 2009 për miratimin e akteve nënligjore që rrjedhin nga ligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, por besojmë edhe me këtë filozofinë të furnizimit sa më intensiv, pra natyrisht të këtyre paramentrave që ne kemi mundësi ta realizojmë Këshilli i Lartë i Drejtësisë për furnizimin me magjistratë të rinj në sistemin e gjykatave, të bëjmë një zgjedhje shumë objektive, jo zgjedhje në favor të individëve, ata janë të rinj, ata duhet të mësojnë diçka. Sikurse baballarët e tyre, dhe vëllezërit e motrat e tyre më të mëdhenj që kanë punuar në të gjithë Shqipërinë, edhe ata duhet të mendojnë që puna bëhet në të gjithë territorin e shqiptarëve, aty ku ka gjykata, aty ku ka nevojë për drejtësi, aty ku drejtësia është e domosdoshme të vendoset. Dhe drejtësia kërkohet në çdo qelizë të territorit shqiptar.
Ju faleminderit”!