1 - 1: Vendosin 23-vjecaret Oria(n)d

Oriad Beqiri dhe Oriand Abazaj regjistruan emrat e tyre ne barazimin 1-1 në Vlorë në takimin Flamurtari-Kastrioti. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura edhe pse djemtë e Memushit u përpoqën jo pak. Dy minuta pas fillimi të pjesës së dytë, Oriad Beqiri (mbush 23 vjec, më 21 shkurt) realizoi me anë të një goditjeje me kokë në trekndënshin e majtë të mbrojtur nga portieri Tafaj. Dymbëdhjetë minuta më pas, ishte 23-vjecari Oriand Abazaj, që me golin e tij të në të 59' vendosi ekulibrat në fushë dhe i dha një barazim të cmuar trajnerit Vasil Bici. Ky ishte edhe barazimi i tretë midis dy ekipeve në 6 ndeshje.
Kupa e Shqiperise
Turi i dyte
Ndeshja e parë
Flamurtari-Kastrioti 1-1
Beqiri 47'/ Abazaj 59'