E Shtunë, 31 Tetor 2026

0 - 0: Asgjë me vlerë në Cërrik

Teuta, 3-herë fituese e Kupës së Shqipërisë, reflektoi formën e saj jo të mirë në fushën e vështirë të Turbinës. Cërrikasit e drejtuar nga tiranasi Bardhyl Minxhaj ia dolën të mbyllnin një barazim pa gola në fushën sportive "Nexhip Trungu". Skuadra durrsake e drejtuar nga Kristaq Mile edhe pse e kërkoi golin e fitores ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës, duke e lënë gjithcka të hapur në ndeshjen e kthimit më 27 shurt, ku durrsakëve u duhet patjetër fitorja me cfarë do lloj diference për të realizuar pjesëmarrjeen e 17-të në cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë në 55 edicione të tyre.
Kupa e Shqiperise
Turi i dyte
Ndeshje e pare
Turbina-Teuta 0-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›