1 Maji, 120 mijë persona manifestojnë në Moskë
MOSKE - E ndërsa Europa pritet të përfshihet sot nga protestat me rastin e 1 Majit, dita e punëtorëve ka ardhur me manifestime në Moskë të Rusisë, madje me pjesëmarrjen e funksionarëve më të lartë të shtetit.
Presidenti ne ikje i Rusisë, Dmitri Medvedev dhe kryeministri aktual Vladimir Putin që së shpejti do të rikthehet në krye të shtetit, janë shfaqur sot që në mëngjes në sheshin e Manjezhit, pranë sheshit të kuq.
Një manifestim gjigand i sindikatave të Partise “Rusia e Bashkuar”, e cila sipas forcave të rendit ka mbledhur 120 mijë persona.
Ndërkohë protesta të shumta priten sot në mbarë botën, me fokusin kryesor Europën, ku shtimi i masave shtrënguese ekonomike ka rritur shume trazirat sociale.
Në Greqi, Spanjë dhe Portugali, vendet më të goditura nga kriza, janë organizuar demonstrata mbarë kombëtare.
Ndërkohë levizja “Pushtoni” që përfshiu Wall Street-in pak kohë më parë ka bërë thirrje për një aksion të 1 Majit në mbarë globin.
(er.nu/news24/BalkanWeb)