E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët e PS-së në Shkodër e Elbasan, Mimoza Hafizi dhe Musa Ulqini

rama-prezantonTiranë- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot edhe dy kandidatë për deptutetë që i shtihen listës së skuadrës kombëtare për Rilindje.

Musa Ulqini dhe Mimoza Hafizi, përkatësisht kandidatë për deputetë në qarkun e Elbasanit dhe të Shkodrës janë emrat e rinj.

Në fjalën e tij të gjate, Rama shprehu konsideratat më të larta për dy kandidatët, pasi sipas tij, pavarësith se nuk ishin përfshirë në listat e zgjedhjeve të 2009-ës, nuk u nisën në rrugën e mllefit por kontribuuan sërish për PS-në.

“Dua të shpreh vlerësimin për Musa Ulqinin një socialist 24 karat më të cilin politika na njohu e na bëri miq, e politika na ndau përkohësisht për ca kohë kur ai nuk u përfshi në listënb e vitti 2009. ky është momenti për të nënvizuar konkretisht respektin për kontributin e një pjestari të kësaj famlje politika që pavarësisht se në atë kohë u ndje i ngrënë në hakun e vet, nuk u nis në rrugën e mmlefit partiak, por me modesti vazhdoi të kontribuojë në komunitetin ku jeton.

Mimoza Hafizi, gjthashtu s’u përfshi në listën e vitit 2009, zgjdhi të qëndrojë. Jo me mllef por me arsyet e veta mu kundërvu brenda forumit të partisë pa shkelur etikën, pa e lënë bosh vendin si anëtare në raport me njerësit dhe detyeën e saj…”,- u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›