Shqiptarët, protestë para ambasadës në Athinë për toponimet
Dje pasdite një grup emigrantësh shqiptarë protestuan përpara Ambasadës së Shqipërise në Athinë, për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së toponimeve të vendlindjes në pasaportat e fëmijëve të tyre.
Mjaft të indinjuar për shkeljen e të drejtave të fëmijëve, të cilët prej shumë kohësh janë izoluar në një situatë absurde, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi qëndruan jashtë ambasadës për rreth 1 orë, duke kërkuar "Mbrojtje të të drejtave të fëmijëve", "Zgjidhje përfundimtare të çështjes se toponimeve" si dhe duke bërë thirrje "Shqipëri, mos braktis të ardhmen!".
Sipas pjesëmarrësve në protestë, vendimi i fundit për lejimin e qarkullimit të fëmijëve të lindur në Greqi, vetëm për periudhën e Pashkëve, nuk përbën zgjidhje të problemit, përkundrazi, ringjall kujtimet e hidhura të viteve të para të emigrimit në vend, për më tepër që këtë herë padrejtesitë bëhen kundër shtresës me delikate, fëmijëve.
Të pranishëm në protestë, kryetari i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, Edmond Guri, përfaqesues të shoqatës "Studenti", nga shoqata e ishullit te Salaminës, gazetarë të shtypit shqip në emigracion etj.
(Plus Gazeta Athina)