E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galager: E dua Mançinin, Ferguson kishte pirë...

Në fund të ndeshjes mes Mançester Sitit e Mançester Junajtid, para gazetarëve është paraqitur edhe lideri i grupit Oasis Liam Galager, një tifoz i çmendur i “Citizens”. 

Tepër i lumtur për fitoren, ai ka përgëzuar trajnerin Roberto Mançini, ndërsa ka bërë ironi me Aleks Ferguson për sherrin mes dy teknikëve. “E dua Roberto Mançinin”, tha Galager. “Sherri? Ndoshta Ferguson kishte pirë shumë uiski”, shtoi ai, referuar pasionit të skocezit për pijet alkoolike e sidomos për verën e uiskin. 
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›