Kombëtarja, miqësore me Katarin në Madrid
TIRANË- Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Katarit, në datën 22 maj. Lajmi është zyrtarizuar sot nga Federata Shqiptare e Futbollit, sipas së cilës, kjo sfidë do të jetë përgatitorja e radhës për trajnerin Xhani De Biazi, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2014, që startojnë në shtator.
Ndeshja ndaj Katarit do të luhet në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, por ende nuk duket të jetë caktuar stadiumi. Kjo miqësore do të luhet në një kohë kur të gjithë kampionatet do të kenë përfunduar dhe skuadrat kombëtare do të kenë nisur përgatitjet për kampionatin europian 2008. Katari është ende një vend shumë i vogël në futboll, por ai ka fituar të drejtën për organizimin e Botërorit 2022.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)