Siri, Ban Ki-moon kërkon ndërprerjen e akteve të dhunës
DAMASK- Kreu i OKB-së, Ban Ki-moon kërkoi përsëri ndërprerjen e akteve të dhunës në Siri, ku sulmet kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe të plagosur në disa qytete dje, dhe u bëri thirrje të gjitha palëve, që të bashkëpunojnë me vëzhguesit e vendosur në vend.
"Por sot në mëngjes, 10 civilë të tjerë, duke përfshirë nëntë anëtarë nga e njëjta familje, humbën jetën në bombardime nga trupat qeveritare në një fshat në provincën e Idlebit, në veriperëndim të vendit", sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, "OSDH".
Për më tepër, 12 ushtarë dhe një civil u vranë gjatë përleshjeve me dezertorët në provincën e Deir-Ezzor, në lindje të vendit, duke e çuar bilancin e ditës në 23 të vdekur.
(d.b/BalkanWeb)